Vjosa Osmani: Kuvendi i Shqipërisë të na bashkohet për miratimin e rezolutës që dënon gjenocidin serb

17 Dhjetor 2020 | 11:51

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë fjalës së saj bëri thirrje që kuvendi i Shqipërisë duhet t’i bashkohet kuvendit të Kosovës për miratimin e rezolutës që dënon gjenocidin serb. 

“Dialogu me Serbinë është ende i pambyllur dhe ne jemi të vendosur të dialogojmë vetëm për njohjen e ndërsjellë duke respektuar integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit. Duke njohur dhe pranuar paprekshmërinë e territorit tonë, rregullimin kushtetues dhe nivelin e organizimit politik. Kosova nuk mund t’a shpërblejë Serbinë me territorin e saj e as të bëjmë koncesione të tjera për politikën gjenocidale që Serbia kishte ndaj nesh. Serbia duhet të pendohet, të kërkojë falje dhe të dënohet dhe jo të shpërblehet dhe kjo duhet të jetë e qartë për këdo dhe ta themi me zë të lartë në çdo vend të botës. Prandaj i kam bërë thirrje këtij Kuvendi të nderuar që t’i bashkohet kuvendit të Kosovës në miratimin e rezolutës që dënon gjenocidin serb”, tha Osmani. 

Më tej në fjalën e saj në Kuvendin e Shqipërisë ajo deklaroi se Shqipëria dhe Kosova janë shndërruar në faktor stabiliteti dhe paqeje. 

“Shqipëria nuk është vetëm atdheu i bashkëvëllezërve dhe bashkëmotrave tona, por është ëndrra jonë e përbashkët. Ajo është kujtesa jonë historike, vatra që ne ëndërronim të jetonim, dhe të cilën fatkeqësisht shumë prej nesh e takoi vetëm në  acarin e luftës së ftohtë. Ajo u bë vatra jonë, shtëpia e zemërbujarëve shqiptarë që na mbajtën gjallë ne dhe shpresën e përbashkët për liri. Ju jemi mirënjohës përjetë”,tha ajo.

“Të dashur qytetarë shqiptarë, Shqipëria dhe Kosova janë shndërruar në faktor stabiliteti dhe paqeje”, theksoi më tej znj.Osmani. 

Vjosa Osmani nënvizoi se pavarësia e Kosovës nuk ka vulosur vetëm fatin e qytetarëve të saj, por fatin dhe lirinë e të gjithë popujve në Ballkan.

“Historia e dhimbshme e Kosovës të mbahet në mend, të rikujtohet, se duke e rikujtuar atë ne ia njohim vlerën. Pavarësia e Kosovës ka vulosur fatin tonë, por fatin dhe lirinë e të gjithë popujve në Ballkan”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026