Vjosa Osmani sot në Bruksel, takime me zyrtarë të lartë evropianë për integrimin dhe dialogun
Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani nis sot vizitën dyditore në Bruksel ku do të takojë zyrtarë evropianë me të cilët do të diskutojë për dialogun dhe proceset integruese të vendit.
Fillimisht, Osmani do të ketë një takim me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli. Osmani, gjithashtu do të takohet edhe me Komisionarin për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Varhelyi.
Gjatë qëndrimit në Bruksel, presidentja në detyrë do të takohet edhe me deputetët e Parlamentit Evropian që janë në Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian
Ndërkaq, sonte në mbrëmje, ajo do ta ketë një takim me të dërguarin e BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak.
Ndërkaq nesër, në ditën e dytë të qëndrimit në Bruksel, Osmani do të takohet me presidenten e Dhomës së Përfaqësuesve dhe presidenten e Senatit të Belgjikës.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet