Vjosa Osmani thirrje grave: Ndiqni synimet tuaja, kështu endërrat mund të jetësohen

17 Dhjetor 2020 | 12:32

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë fjalës së saj në Kuvendin e Shqipërisë dha edhe një mesazh për gratë, ku u shpreh se duhet të ndjekin synimet e tyre dhe nuk duhet të dorëzohen.

Sipas znj.Osmanit vetëm në këtë mënyrë ato do të arrijnë majat në profesionet e tyre.

“Si kryetare e Kuvendit të Kosovës, si e para grua në këtë detyrë dhe si presidente në detyrë e re e republikës, unë dua t’i thërras, sidomos të rinjtë e vendeve tona, sidomos gratë dhe vajzat e këtij vendi t’i ndjekin synimet e tyre dhe të besojnë se ëndrrat mund të jetësohen.Të mos dorëzohen para asnjë sfide dhe të këmbëngulin në vlerat e tyre. Një ditë të gjitha ato do të jetë aty ku duan dhe aty ku meritojnë në majat e profesioneve të tyre, të politikës dhe biznesit. Sikurse çdo shtet tjetër dhe Kosova dhe Shqipëria do të ketë sukses vetëm atëherë kur të shfrytëzojnë edhe potencialin e 50% të popullatës së tyre që përbëjnë gratë”, u shpreh  znj.Osmani.

Lexoni gjithashtu:

Vjosa Osmani: Kuvendi i Shqipërisë të na bashkohet për miratimin e rezolutës që dënon gjenocidin serb

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026