Vjosa Osmani vizitë tre ditore në Shqipëri, takime me Ramën, Bashën dhe Metën
Presidentja në detyrë në Kosovë, Vjosa Osmani do të zhvillojë një vizitë 3 ditore në Shqipëri nga data 16 deri në 18 dhjetor.
Kjo është vizita e parë zyrtare e Osmanit që kur ushtron detyrën e presidentes së Kosovës.
Mësohet se të mërkurën Osmani do të bëjë nderime te memoriali i Gjergj Kastriotit Skënderbeut në qytetin e Lezhës. Më pas, do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe në orën 17:00 do të mbajnë konferencë të përbashkët.
Ndërsa të enjten më 17 dhjetor, Osmani do të takohet me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe do të vendosë kurorë lulesh te Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Po kështu, presidentja në detyrë do të mbajë fjalim në kuvend.
Sakaq në orën 16:00, zonja Osmani do të takohet me kryeministrin, Edi Rama.
Ditën e fundit të vizitës, të premten në orën 10:00 ajo do të takohet me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Ndërkaq, në orën 11:00, në Bashkinë e Tiranës do të takohet me kryebashkiakun Erion Veliaj, ku do të mbahet edhe ceremonia e dorëzimit të ‘Çelësit të Qytetit’.
Kurse, në orën 11:45 Osmani do të ketë takim me ish-kryeministrin, Sali Berisha.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta