Vjosa Park Kombëtar, DiCaprio sërish në mbështetje, Meta dhe Basha shpërndajnë videon e tij
Presidenti Ilir Meta dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shpërndanë sot në rrjetet sociale një video të publikuar nga aktori i njohur amerikan Leonardo DiCaprio i cili mbështet propozimin për ta kthyer në park kombëtar lumin e Vjosës.
Meta e shpërndau videon me mbishkrim falënderues ndaj aktorit, njëherësh aktivist mjedisor duke theksuar se “ne do ta mbrojmë gjithmonë Vjosën”.
“Jemi të vendosur, deri më 25 prill, të mos lejojmë në mënyra demokratike asnjë vendim arbitrar për ndërtim hidrocentralesh në lumin Vjosa”, – shkroi më tej Meta.
View this post on Instagram
Ndërkohë kryetari i PD-së Basha, nuk shoqëroi me mbishkrime konkrete, ndërsa ky postim i DiCaprios ishte pas protestave të zhvilluara në disa vende të Evropës në thirrje ndaj qeverisë dhe Komisionit Evropian për të mbështetur idenë e shpalljes së Vjosës Park Kombëtar.
Emisioni “Me pak fjalë” në Euronews Albania i kushtoi një vëmendje të veçantë kësaj çështjeje duke sjellë një përmbledhje të projekteve të propozuara për hidrocentrale, analizën nëse ka përfitime konkrete nga shoqëria apo jo prej tyre dhe qëndrimit nga komuniteti shkencor.
Lexoni gjithashtu:
Rëndësia e ruajtjes së Vjosës, një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë
Ndërtimi i HEC-eve mbi Vjosë, më shumë kosto financiare se sa përfitime
EcoAlbania apel politikanëve: Keni në dorë fatin e Vjosës, të shpallet park kombëtar
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës