VKM/ Lëvizje të reja në institucione dhe qeveri (EMRAT)

23 Tetor 2025 | 15:15

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme miratoi lëvizjet e fundit në institucionet e qeverisë. Arta Dollani është liruar nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Herida Duro emërohet zëvendësministre e Arsimit.

Elda Xhumari është emëruar zevendësministre e Mjedisit. Roland Kristo, zëvendësminister i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është liruar nga kjo detyrë. Këshilli i ministrave gjithashtu ka miratuar Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030 dhe të planit të saj të veprimit 2025-2027. U miratuan edhe dy vendime për shpronësime.

Njoftimi:

Agjencia për Media dhe Informim ju bën me dije se Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e sotme miratoi një sërë vendimesh:

Miratimin, në parim, të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Krimit Kibernetik; Forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar për luftën kundër disa krimeve të kryera me mjete të sistemeve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit dhe për ndarjen e provave të krimeve të rënda në formë elektronike, bërë në Nju – Jork, në datën 24.12.2024.

Miratimin e Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025 – 2030 dhe të planit të saj të veprimit 2025 – 2027.

-Vendim për përcaktimin e rregullave, masës, përjashtimeve  nga sanksionet dhe procedurës për mbledhjen  dhe administrimin e tarifës së transmetimit   të informacionit të udhëtimit.

*Ky vendim përcakton rregullat, masën, përjashtimet nga sanksionet dhe procedurën për mbledhjen dhe administrimin e tarifës, që paguhet nga transportuesit që transmetojnë informacionin e udhëtimit në sistemet e Sektorit të Inteligjencës së Udhëtimit. Vendimi zbatohet për të gjithë transportuesit tokësorë, ajrorë dhe ujorë, që operojnë në hyrje, dalje ose transit në territorin e Republikës së Shqipërisë, në përputhje me ligjin nr.38/2025, “Për përpunimin e informacionit të udhëtimit në Republikën e Shqipërisë”.

Vendim për miratimin e Rregullave për trajtimin, shfrytëzimin, shitjen, eksportin, importin, administrimin dhe transportin e materialit drusor e të prodhimeve jodrusore pyjore, si dhe  kategorizimin e rrugëve autopyjore, përdorimin dhe standardet teknike të tyre.

*Qëllimi i këtij vendimi është përcaktimi i rregullave, që lidhen me: trajtimin dhe shfrytëzimin e materialit drusor e të prodhimeve jodrusore pyjore, me synim përfitimin nga to dhe garantimin e mbarështimit të qëndrueshëm e të vijimësisë së prodhimit të Fondit Pyjor Kombëtar;  shitjen, eksportin (rastet e lejuara), importin, administrimin dhe transportin e materialit drusor e të prodhimeve jodrusore pyjore, bimëve mjekësore eterovajore e tanifere natyrore (BMET); kategorizimin e rrugëve pyjore, përdorimin dhe standardet teknike, rregullat e ndërtimit, riparimit e të mirëmbajtjes së tyre; ç) përcaktimin e kritereve për shënimin me bojë të paheqshme dhe vendosjen e etiketave në prodhimet drusore.

Janë miratuar edhe dy vendime për shpronësime:

-Shpronësim për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rehabilitimi i hapësirës së pallateve në kryqëzimin e rrugës “Kujtim Laro” dhe “Kongresi i Manastirit”, Bashkia Tiranë”.

Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rehabilitim, rikonstruksion i urës së Viroit”.

Gjithashtu janë bërë disa ndryshime në përbërjen e institucioneve. Znj. Arta Dollani, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë.

Znj. Herida Duro emërohet zëvendësministër i Arsimit. Znj. Elda Xhumari emërohet zëvendësministër i Mjedisit.

  1. Roland Kristo, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, lirohet nga kjo detyrë.
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në ditën e 37-të të protestës në Tiranë, duke publikuar në rrjetet sociale një kolazh me dy fotografi që pasqyrojnë...
22:51 | 06/07/2026

Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestat e mbajtura në Tiranë, duke ironizuar pjesëmarrësit përmes një postimi në...
20:42 | 06/07/2026

Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik

Kanë nisur këtë të hënë regjistrimet për nxënësit që do të ndjekin klasën e parë dhe klasën e dhjetë në vitin shkollor 2026–2027. Aplikimet kryhen...
19:43 | 06/07/2026