Vladaj: Diaspora, Dukagjini, Kukësi e Malësia e Madhe do vijnë në ndihmë të Thethit

13 Korrik 2025 | 17:51

Bajraktari i Zef Vladaj ka folur pas mbajtjes së Kuvendit të Burrave të këtij fshati, të cilët janë mbledhur për të kundërshtuar aksionin e IKMT për heqjen e objekteve të vendosura pa leje në këtë fshat.

Vladaj, përfaqësues i Dukagjinit dhe kryetar i Misionit të Pajtimit Mbarëkombëtar Shqiptar, tha se Thethi i ka mirëpritur të gjithë dhe se nuk ishte e arsyeshme të bëhej ky aksion, pasi sipas tij “këtë gjë s’e ka bërë as serbi, turku dhe as gjermani”.

Ai tha se nëse aksioni nuk ndalet, ai do t’i bëjë thirrje diasporës, Dukagjinit, Kukësit, Malësisë së Madhe, dhe do t’i ketë këtu në Theth, para bashkisë e kudo tjetër.

Vladaj paralajmëroi kryeministrin që “mos guxo të shfrytëzosh rastin, as me Thethin, as me Dukagjinin, sepse këto kulla që i kemi bërë, i kemi bërë me djersë, dhe do t’i mbrojmë edhe me gjak, siç thotë dhe rapsodi,” tha ai.

“Si ka shembur turku, as serbi, as gjermani, e me na i shemb sot këta? Kurrën e kurrës! Ta mbajë mend edhe kryeministri, edhe kushdo tjetër, se në Dukagjin – dhe jo vetëm në Dukagjin – por nga katër anët e Shqipërisë dhe gjithë diaspora, më kanë thënë: ‘Jemi gati për me ardhë dhe për me na mbështetë’. Unë jam i thjeshtë, por popullin tim do ta mbroj”, tha Vladaj.

“Një gjë e tillë duhej të bëhej me dialog dhe përshtatje me demokracinë. Ne jemi pro zbatimit të ligjit. Ia kam thënë edhe kryeministrit, edhe qeverisë vendore: nëse nuk do të hiqnin dorë, unë do njoftoj diasporën, Dukagjinin, Kukësin, Malësinë e Madhe dhe do t’i kem këtu në Theth, para bashkisë dhe kudo tjetër. Dhe do t’u them: ‘Mos guxoni me shfrytëzu rastin, as me Thethin, as me Dukagjinin’. Këto kulla që i kemi bërë me djersë, do t’i mbrojmë edhe me gjak – thotë rapsodi”, tha ai.

“Pavarësisht se jam pro zbatimit të ligjit, jo me u dëmtu kështu. Menjëherë i bëj thirrje kryeministrit, qeverisë vendore, atij kryetarit të bashkisë që kur doli në fushatë tha: ‘Jam i Pecajt’. Po ku je i Pecajt ti, që na shembe shtëpitë? Se i Pecajt jam edhe unë. Kujt ja shemb shtëpitë Benet Beci, vëllait. Nuk duhej ta mbante kurrë këtë”, e mbylli fjalën Zef Vladaj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026