Vlerësimi i shqiptarëve për nivelin e demokracisë

26 Prill 2024 | 20:08

Niveli dhe funksionimi i demokracisë në vendin tonë është një tjetër pyetje që u është bërë qytetarëve nga “Barometri” në Euronews Albania .

Në një shkallë nga 1 në dhjetë për të vlerësuar demokracinë (ku 1 nënkupton tërësisht diktaturë dhe 10 tërësisht demokraci) përqindjet më domethënëse të vlerësimit që kanë bërë qytetarët janë me vlerën 5-17,5%, vlerën 6 -15,6, me vlerën 7 e kanë vlerësuar 19,3% e të anketuarve dhe me vlerën 8,21,6% e të anketuarve.

Ndërsa vlerat më të ulëta nga 1-3 (pra tërësisht apo më shumë diktaturë) kanë përqindje të ulët të qytetarëve që i kanë zgjedhur ato (1.8%-3,3%). E njëjta gjë mund të thuhet dhe për vlerat më të larta (tërësisht demokraci) 9 dhe 10, ku sërish përqindje e ulët e qytetarëve i kanë zgjedhur ato, konkretisht (4,9% dhe 3,2%).

E analizuar sipas grupmoshave, më të rinjtë 18-24 vjeç dhe më të vjetrit 65-75 vjeç nuk tregojnë ndonjë diferencë domethënëse në vlerësimin e demokracisë në Shqipëri.

Pothuaj të ndarë janë qytetarët edhe kur pyeten për nivelin e kënaqësisë lidhur me mënyrën si funksionon demokracia në Shqipëri.

43,2% e qytetarëve tregojnë se janë të kënaqur me mënyrën sesi funksionon demokracia në Shqipëri dhe 55.5% e tyre janë të pakënaqur.

Niveli më i lartë i kënaqësisë me funksionimin e demokracisë në vend është tek votuesit socialistë, ku 70,3% e tyre janë të kënaqur me mënyrën si funksionon demokracia në Shqipëri, tërësisht ndryshe  nga votuesit e opozitës ku vetëm 21,4% e tyre, janë të kënaqur me mënyrën si funksionon demokracia tek ne.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025