Vllaznia e femrave mbyll rrugëtimin në Champions League, humbet përballë Real Madrid

23 Dhjetor 2022 | 11:18

Vllaznia e femrave ka mbyllur rrugëtimin në Champions League.

Në ndeshjen e fundit, ajo u përball me Real Madridin, ku humbi me rezultatin 5-1.

Pavarësisht se ndeshja filloi me një supergol të Megi Doçit, duke ekzekutuar mjeshtërisht një goditje dënimi në minutën e 5-të, superioriteti i vajzave të Real Madrid u pa qartë gjatë gjithë 90 minutave.

Këtë fakt e pohoi edhe vetë golashënuesja Megi Doçi në konferencën pas ndeshjes, si dhe trajneri Nikolin Leka.

Trajneri Leka, megjithë golat e pësuar, u shpreh optimist për sezonin e ardhshëm futbollistik të Vllaznisë mes skuadrave evropiane, ndërkohë që pritet edhe afrimi i talenteve të reja.

Duke falënderuar drejtuesit dhe sponsorin për mbështetjen financiare, trajneri Leka përgëzoi edhe vajzat për energjinë dhe vendosmërinë e treguar në një kompeticion kaq të vështirë dhe me kaq diferenca siç është Champions League.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026