‘Reciprocitet me Greqinë’, Qafoku: Ç’do ndodhte nëse Rama do shkonte në Çamëri?

23 Dhjetor 2022 | 10:37

Gazetari Roland Qafoku thotë se duhet të ketë reciprocitet në raportet e Shqipërisë me Greqinë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Qafoku u shpreh se vizita e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në jug të vendit nuk mund të quhet e gabuar, por të gabuar konsideron disa detaje, ndër të cilat edhe mungesën e flamurit shqiptar në Himarë dhe Derviçan, ku ai zhvilloi vizitën.

Qafoku shtroi pyetjen se çfarë do të ndodhte në Greqi, nëse kryeministri Edi Rama, apo edhe ata të cilët e kanë ushtruar këtë detyrë para tij, do të shkonin në Çamëri dhe të vizitonin shqiptarët atje.

“Fjala reciprocitet është më e nevojshme se kurrë për t’u përdorur në raportet e Shqipërisë me Greqinë. Pse e them këtë? Nuk mund ta gjykoj ose ta themi një veprim të gabuar të kryeministrit të Greqisë që vizition Shqipërinë, por të gabuar gjej disa detaje aty, që nga mungesa e flamurit, apo detaje të tjera që mund t’i kapim dhe t’i vërejmë shumë lehtë.

Ajo që mua më shqetëson është një pyetje jo patriotike, nuk po bëj patriotin, por po them: sikur Edi Rama, kryeministrër i Shqipërisë, nuk ka rëndësi, Sali Berisha, Ilir Meta kur ishin kryeministra, të shkojnë në Filat, Magëlliç dhe të bëjnë takime me ata pak banorë që flasin shqip, të shkojnë edhe në kishë, në kishën e tyre, por të shkojnë edhe në xhami, çfarë do ndodhte në Greqi? Kjo është pyetja 1 milion dollarë në të gjithë këtë histori. Ne jemi shumë më evropianë, shumë më tolerantë, shumë më demokratë në të gjitha cilësitë, ne kemi lëshuar”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026