Vllaznia gati për sfidën me Valur
Përgatitjet kanë marrë fund, ndërsa sytë janë drejt Valurit, me Vllazninë e cila e sheh të kalueshme pengesën islandeze. Nën urdhrat e trajnerit Thomas Brdaric është zhvilluar dhe stërvitja e fundit, ndërsa shkodranët e vlerësojnë maksimalisht kundërshtarin.
“Jemi të përgatitur për të luftuar, ka për të qenë një ndeshje e fortë. Përballja është gjysmë e përfunduar dhe të gjithë do të bëjnë maksimumin. Gruda nuk do të jetë gati për lojë, as Bajrami pasi ka pasur një dëmtim në pulpë. Por kemi shumë lojtarë dhe janë të motivuar dhe mezi po presin që të nisë ndeshja.”-thotw Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë
Për teknikun shkodran, asgjë nuk ka përfunduar, një duel 50-50. I pranishëm në konferencën për shtyp ishte dhe portieri Kristi Qarri, i cili beson se skuadra e tij meritonte më tepër në transfertë.
“Dhamë maksimumin, e studiuam kundërshtarin. Me rezultatin nuk jam i këanqur, pësuam në minutat e fundit, por gjithcka është e hapur.”-tha ai.
Dueli i parë u mbyll në barazim 2-2, por Vllaznia ishte shumë pranë fitores deri në sekondat e fundit, ku ekipi vendas arriti që të realizonte. Në këtë ndeshje të dytë, Loro Borici pritet të mbushet nga tifozët kuqeblu, të cilët do të jenë në mbështetje të Vllaznisë.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta