Vllaznia nuk i trembet Real Madridit, shkodranet kërkojnë fitoren në ndeshjen e parë
Vllaznia në futboll për femra është tashmë një prej skuadrave më të mira të Evropës, ndërkohë ka siguruar një biletë për fazën e grupeve të Uefa Çempions Lig.
Pavarësisht se kjo është një arritje historike, synimet e klubit janë të vijojë më tej në këtë kompeticion madhor, ndërsa ndeshja e parë u ka servirur gjigandët e Realit të Madridit.
Shkodranet janë stërvitur rregullisht dhe tashmë janë gati për madrilenet.
Lojtaret janë të emocionuara para kësaj përballje histroike, por nuk i tremben aspak kundërshtarit.
Megi Doci është një nga golashëneset e ekipit kuqeblu, e cila pohon se Vllaznia i ka të gjitha mundësitë për të bërë suprizën.
Vllaznia dhe Reali i Madridit përballen të enjten në Loro Boriçi në orën 18:45, për ndeshjen e parë në fazën e grupeve. Shkodranet do të tentojnë të marrin një tjetër rezultat historik.
LEXONI GJITHASHTU
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës