Vlora gati për festën e 28 Nëntorit! shqiptari nga Kosova: Gëzuar, jemi komb
Vlora është gati të festojë 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë. Qyteti është veshur kuq e zi, ndërsa përgatitjet e fundit po përmbyllen në sheshin e Flamurit dhe përgjatë bulevardit “Ismail Qemali”.
Flamujt kombëtarë janë vendosur kudo në rrugë, fasada ndërtesash dhe në hapësirat publike, duke i dhënë qytetit një atmosferë festive.
Ndërkohë, në qytet kanë mbërritur edhe vizitorët e parë. Ata shprehen të emocionuar që ndodhen në Vlorë pikërisht në ditët e festës, duke uruar shqiptarët për këtë datë të rëndësishme historike.
“Sot është 28 nëntori dhe unë kam ardhur nga Kosova, rajoni i Drenicës dhe është hera e parë që po shkel tokën e Vlorës me këmbët e mia. Jam shumë i kërnaqur që kam mbërritur në Vlorë tek vëllezërit e mi, në vendim tim dhe tek shokët e mi. Jam shum i kërnaqur dhe po ndiej një kënaqësi shumë të mirë. Gëzuar, jemi një komb”, është shprehur shqiptari nga Kosova.
Ndërkohë, banorët dhe turistët presin një ditë plot aktivitete kulturore dhe ceremoniale, teksa Vlora pritet të jetë qendra e festimeve të 28 Nëntorit.
LEXONI GJITHASHTU:
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë