Vlora qyteti ideal për parashutistët/ Paragliding: Një aventurë e paharrueshme
Parashutist nga vendi dhe bota kanë ardhur për të çelur zyrtarisht turneun e “Albanian Open”, kompeticioni më i bukur i paragliding i cili zhvillohet në qytetin e Vlorës.
Është çelur si çdo vit turneu “Albanian Open”, aktivitet në të cilin, parashutistë shqiptarë dhe nga e gjithë bota, flutorojnë nga maja e malit Shushica.
Me një adrenalinë dhe pasion për aventurën e pasuruar dhe me ndesinë e pakrahasueshme të lirisë që ky sport ofron, dhjetëra garues eksplorojnë qiellin dhe pejsazhin të bregdetit të Vlorës.
Organizatori i aktiviteti, Alket Islami, tregon se këtë vit, rastësia deshi që dita e çeljes, përkon dhe me 25 vjetorin e turnout “Albanian Open”.
“Albania Open feston 25 vjetorin, përtej të tjerave që koiçedon edhe me hapjen e sezonit dhe me Vlorën qyteti europian i sportit, ky është kompeticioni më i rëndësishëm europian dhe botëror për fluturimet në kategorinë Fight class2, e tregon dhe numri i pjesëmarrësve por edhe i raundeve”-theksoi Alket Islami.
Për garuesit, të cilët rikthehen në këtë datë për këtë aktivitet, qyteti I Vlorës, të cilët ata e shohin nga lart, ofron një kombinim të shkëlqyer të erës së bregdetit dhe panoramës mahnitëse.
Për ta Vlora është qyteti ideal për këtë sport, i cili ofron një aventure dhe një eksperiencë të re të paharrueshme çdo herë.
“për mua është hera e 8 ë 9 që vij në Vlorë vij me shumë vullnetin më të mira këtu, është një nga organizimet më të mira këtu, janë 88 garues të gjithë janë profesionist nga shumë shtete të ndryshme, unë vij nga Kosova”
“Vij nga Sllovenia, po fluturoj me lartësi 70m dhe po hidhem me parashutë në lartësinë 86 metra, kam qenë në një konkurs këtu në Vlorë në vitin 2008, është një vend perfekt për të fluturuar çdo ditë, është fantastike”- u shpreh Slloveni.
“Sapo fluturova dhe jam shumëi lumtur, kjo është hera ime e tretë, Vlora është e bukur për gjithçka në fakt, ne jemi këtu për tashijuar, ju përshëndes”
Me panoramën e pakrahasueshme e cila ndërthur shkëmbinjt e maleve dhe bregdetin e çmuar, si dhe kushtet atmosferike të favorshme, Vlora është themeluar tashmë si një ndër destinacionet e preferuara për sportin e paragliding. Qyteti bregdetar është gati për të pritur dhe përshëndetur më shumë garues, duke i ofruar atyre mundësi për të krijuar kujtime të paharrueshme lart në qiell.
LEXONI GJITHASHTU:
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset
Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit