Vlorë, qytetarët ankohen për mungesën e shërbimeve në spitale

22 Shkurt 2024 | 15:51

Premtimi për shëndetësinë falas duket se ka mbetur vetëm premtim. Në qytetin e Vlorës qytetarët paguajnë kontribute shëndetësore, por ato nuk u përkthehen në shërbime në kujdes të shëndetit.

Orvatjet dhe pritjet e gjata për të marrë shërbim në spitalet shtetërore, shtyn qytetarët që ti drejtohen spitaleve private. Ata tregojnë edhe situatën me të cilën përballen në spitalet shtetërore.

“Kurrë, në kohë të Enverit vetëm, sot mjekësia ka mbaruar që kurrë, çfarë kërkoni falas, si s’paguajmë? Paguajmë ne atje po vajte gjallë dhe po dole gjallë”

“Një recetë do 70 mijë lekë, doktori vete në spital pa para kur vete në shtëpi I ka xhepat me para, se po si dhe një lekë atij, nuk të zë me dorë ai”- u shprehën ata.

“Në privat i bëjmë të gjitha, në spital s’ka të bësh Eko s’ka të bësh asnjë gjë vetëm privat

Kurrë s’ka funksionuar do funksionoj tani, asnjë gjë s’ke falas të gjitha me para”- theksuan qytetarët.

Luter Nuraj, mjek prej dekadash në qytetin bregdetar pohon faktin se qytetarët nuk e marrin falas shërbimin shëndetësor dhe të shumtë janë ata që I drejtohen klinikave private.

 “Mjekësia në këto kushte që flasim sot, sa po vjen e po degradon mënyra e ndjekies së të sëmurëve, sistemi shëndetësor që është sot, që thonë që është falas, teorikisht është falas, sepse praktikisht marrim laboratorin, është bërë me koncesion në spital, ka një farë kufizimi për të bërë analizat, detyrohen ven në privat, shkojnë shumë shtrenjtë vizitat sot. Shëndetësia falas është një utopi sot kjo është e faktuar dhe këtë e dinë të gjithë”-Luter Nuraj, mjek.

Ndonëse shëndetësia zyrtarisht është falas, qytetarët u drejtohen më shumë klinikave private në qytet, edhe pse për ta është një shpenzim i shtrenjtë.

Më shumë kjo gjë u vu re gjatë vitit 2021, që përkon me kulmin e valës së dytë të pandemisë së Covid-19, kur shumë familje dhe individë u detyruan që të përballonin kostot për kurimin nga xhepi, si në blerjen e medikamenteve, apo shtrimit në spitale private.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Me pankarta dhe flamuj në duar, qytetarët në ditën e 7-të të protestës

Përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë dhe qytetarë janë mbledhur edhe këtë të shtunë në sheshin “Skënderbej”, nga ku do të marshojnë drejt Bulevardit “Dëshmorët e...
18:11 | 06/06/2026

Fushatë depistimi falas për 3 muaj për kancerin e qafës së mitrës, mjekët: Nëse kapet në kohë, shërohet

Prej vitit 2019, të gjitha qendrat shëndetësore në vend ofrojnë depistimin për virusin HPV (Human Papilloma Virus), i cili është shkaktari kryesor i kancerit të...
16:44 | 06/06/2026

Turisti gjerman rrëshqet me biçikletë në rrugën Përmet–Çarçovë, transportohet në spital

Një turist nga Gjermania ka mbetur i lënduar si pasojë e një incidenti të regjistruar këtë të shtunë, teksa udhëtonte me biçikletë në rrugën kombëtare...
16:26 | 06/06/2026