Vlorë, spektakël folklorik ndërkombëtar në rrugët e qytetit (VIDEO)

23 Maj 2026 | 20:38

Një spektakël me kërcime dhe ngjyra folklorike është zhvilluar në rrugët e Vlorës këtë të shtunë, ku ansamble nga vende të ndryshme të botës kanë mbërritur këtë fundjavë në qytetin bregdetar në kuadër të festivalit ndërkombëtar “Aulona Folk Festival”, duke sjellë atmosferë festive dhe performanca plot ritëm në rrugë dhe sheshe.

Grupet pjesëmarrëse kanë dhuruar valle tradicionale, kostume shumëngjyrëshe dhe muzikë karakteristike nga kulturat e tyre, ndërsa turistë dhe qytetarë të shumtë janë ndalur për të ndjekur nga afër shfaqjet artistike.

Më shumë vëmendje kanë tërhequr grupet nga Kili dhe Brazili, të cilët kanë krijuar një atmosferë elektrizuese me performancat dhe energjinë e tyre në pedonalen dhe zonat kryesore të qytetit.

“Aulona Folk Festival”, që organizohet çdo vit në Vlorë, vijon të kthejë qytetin në një qendër të kulturës dhe traditave ndërkombëtare, duke promovuar turizmin dhe shkëmbimin kulturor mes vendeve pjesëmarrëse.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026