Vodhën pajisjet e shkollës “Besëlidhja” në Lezhë, arrestohet 22-vjeçari! Procedohen 5 të mitur

19 Mars 2026 | 10:46

Një 22-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Lezhës dhe 5 të tjer janë proceduar penalisht, pasi katër ditë më parë në shkollën “Besëlidhja” vodhën 19 pajisje shkollore dhe dëmtuan dyert e shkollës.

Sipas raportimit të policisë, në pranga ka rënë shtetasi Arsel Brunga, 22 vjeç, ndërsa janë proceduar penalisht 5 të mitur të moshës 15–17 vjeç, tre prej tyre nxënës në këtë shkollë, të cilët dyshohet se janë nxitur nga 22-vjeçari për të vjedhur laptopë, videoprojektorë dhe serverë.

“Si rezultat i veprimeve hetimore profesionale të kryera menjëherë pas njoftimit, pasditen e datës 15.03.2026, se në shkollën 9-vjeçare “Besëlidhja”, Lezhë, ishin vjedhur 16 laptopë, 2 videoprojektorë dhe serveri qendror i kamerave të sigurisë, si dhe ishin dëmtuar dyer të objektit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë mundësuan kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Në vijim, në kuadër të operacionit të koduar “Pajisjet”, u vu në pranga shtetasi A. B., 22 vjeç, si dhe u proceduan penalisht 5 të mitur të moshave 15-17 vjeç (3 prej tyre, nxënës në këtë shkollë), të cilët dyshohet se janë nxitur nga 22-vjeçari, për kryerjen e këtij krimi.

6 shtetasit dyshohet se rreth orës 01:00 të datës 14.03.2026, kanë hyrë në ambientet e shkollës “Besëlidhja”, kanë dëmtuar dyer e objektit, si dhe kanë vjedhur 16 laptopë, 2 videoprojektorë dhe serverin qendror të kamerave të sigurisë.

Më pas, 6 shtetasit kanë transportuar pajisjet, me automjetin e të arrestuarit, dhe i kanë fshehur ato, në bodrumin e një pallati aktualisht në ndërtim dhe në banesën e 22-vjeçarit. 16 prej pajisjeve të vjedhura u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin tip “Volksëagen”, me të cilin u transportuan”, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshm

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidenti në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova (EMRI)

62-vjeçari nga Kosova, i cili u aksidentua mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Burime bëjnë me...
16:31 | 28/07/2026

GJKKO dënon 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë për shkelje në tendera

GJKKO ka shpallur fajtorë gjashtë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë Divjakë, të akuzuar nga SPAK për veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në...
16:24 | 28/07/2026

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fatime Kryemadhit për tërheqjen nga gjykimi i shkurtuar

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Fatime Kryemadhit, e cila kishte ankimuar vendimin e ndërmjetëm të GJKKO-së të 15 qershorit, me të cilin nuk...
16:18 | 28/07/2026