Vodhi 3 apartamente, celularë dhe para në Himarë, arrestohet 46 vjeçari

26 Maj 2025 | 13:10

Policia e Himarës ka zhvilluar një operacion për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës, ku si rezultat u bë e mundur arrestimi i shtetasit me iniciale S. G., 46 vjeç, banues në Tiranë.

46 vjeçari u kap në orët e para të mëngjesit të datës 25.05.2025, pasi kishte vjedhur tre aparate celularë dhe një shumë parash, në ambientet e një kompleksi me apartamente pushimi, në Himarë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin ku qëndronte ky shtetas, Policia gjeti dhe sekuestroi 10 granata dore luftarake, 6 aparate celularë dhe veshje e doreza të dyshuara të përdorura gjatë vjedhjeve.

Nga veprimet hetimore rezultoi se i arrestuari është autor edhe i dy vjedhjeve të tjera, të ndodhura më datë 07.05.2025 dhe 11.05.2025, përkatësisht në të njëjtin kompleks apartamentesh pushimi dhe në një banesë në lagjen “Livadh”, ku janë vjedhur aparate celularë dhe shuma parash prej 98000 lekë dhe 90000 lekë.

Në vijim të veprimeve, u arrestua për veprën penale “Moskallëzim i krimit”, edhe shtetasja me iniciale D. Rr., 27 vjeçe, banuese në Vlorë, e cila qëndronte në një ambient me autorin e vjedhjeve, dhe dyshohet se ishte në dijeni të veprimtarisë kriminale dhe nuk e kallëzoi atë.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e rasteve të tjera, ku ky shtetas dyshohet si autor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026