Vodhi automjetin në Tiranë, arrestohet mekaniku. Po e çmontonte në servisin e tij

25 Dhjetor 2023 | 10:11

Komisariati i Policisë Nr. 6 në Tiranë në bashkëpunim me policinë e Bulqizës ka arrestuar një 42-vjeçar, i cili  vodhi një automjet automjet tip “Golf”, në rrugën “Mikel Maruli”.

Automjeti i vjedhur u gjet në servisin e 42-vjeçarit në fshatin Gjoricë.

Në lidhje me ngjarjen u proceduar penalisht dhe një 17-vjeçar , i dyshuar i implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Pas gjetjeve të pjesëve të vjedhura në servisin 42-vjeçarit, policia mundi të zbardhte dhe vjedhjen e një tjetër automjeti më datë 7 prill 2023 në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se në rrugën “Mikel Maruli”, ishte vjedhur një automjet, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe si rezultat kanë vënë në pranga shtetasin: M. O., 42 vjeç, banues në Gjoricë, Dibër. Gjithashtu, proceduan penalisht një të mitur 17-vjeç, i dyshuar i implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 42-vjeçari, më datë 15.12.2023, ka vjedhur një automjet tip “Golf”, në rrugën “Mikel Maruli”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në servisin e tij, në fshatin Gjoricë, shërbimet e Policisë gjetën automjetin me të cilin ka lëvizur ditën që ka kyer vjedhjen, automjetin e vjedhur, pjesë motorike automjetesh të tjera, të dyshuara të vjedhura, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me veshjet që autori ka përdorur gjatë ngjarjes.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se 42-vjeçari, më datë 07.04.2023, ka vjedhur një automjet në rrugën “Ndre Mjeda””, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026