Vodhi bizhuteri floriri në argjendari, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari
Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi u arrestua në flagrancë duke vjedhur bizhuteri floriri në një argjendari.
Policia bën me dije se 35-vjeçari u ndalua mbrëmjen e të hënës pas marrjes së informacionit për vjedhjen e një argjendarie në lagjen numër 11 të qytetit.
Policia ka sekuestruar bizhuteritë e vjedhura, ndërkohë që materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.
“Mbrëmjen e djeshme, sapo janë njoftuar se një shtetas kishte vjedhur në një argjendari në lagjen nr. 11 Durrës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me ata të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim kapjen e këtij shtetasi.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bënë identifikimi, kapja dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit Sh. L., 35 vjeç, banues në Durrës”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta