Tiranë| Shtohen vjedhjet: Kasieri merr çekun mijëra €, të miturit çmontojnë makinat

11 Mars 2024 | 15:38

Dy biznese në Tiranë kanë rënë pre e vjedhjes. Një 23-vjeçar i cili ishte i punësuar si kasier në një subjekt vodhi një çek me vlerën 10 000 euro.

Menjëherë pas verifikimeve të kryera, shërbimet e policisë arrestuan të riun, ndërsa shpallën në kërkim dy persona të tjerë pasi dyshohet se 23-vjeçari çekun ua ka dhën shtetasve me iniciale K. L. dhe A. L. banues në Shkodër.

Policia po punon për kapjen e tyre.

4 të mitur të moshave 14 dhe 15 vjeç janë vën në hetim nga unifromat blu pasi dyshohet se kanë vjedhur disa pjesë automjetesh në një biznes në autostradën Tiranë-Vorë.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kryenin vjedhje të ndryshme.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e njërit prej 14-vjeçarëve blutë e Tiranës kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, me krehër e municion luftarak, të cilën ky shtetas e publikonte dhe në rrjete sociale.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bashkitë mblodhën 81 mln euro nga taksat e pronave, gjysmat vetëm në Tiranë

Taksa mbi pasuritë e paluajtshme është një e ardhur e rëndësishme për financat e pushtetit vendor.  Gjatë vitit 2025, 61 bashkitë e vendit arkëtuan rreth...
18:47 | 14/07/2026

Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti i Wismarit në Gjermani

Bashkia e Pogradecit ka përfituar një mjet të ri zjarrfikës, dhuratë nga Bashkia e Wismarit në Gjermani, me të cilën prej vitesh ka marrëdhënie binjakëzimi...
18:43 | 14/07/2026

INSTAT: Gratë po plaken më shpejt se burrat, mosha mediane e tyre është 45 vjeç, e burrave 43 vjeç

Gratë shqiptare po plaken më shpejt se burrat, ndërsa Shqipëria po përballet me një ndryshim të thellë demografik. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në...
18:34 | 14/07/2026