Vodhi kartën e kreditit në një banesë dhe e përdori, arrestohet hajtudi serial
Arrestimi i tij erdhi si rezultat i dy kallëzimeve për vjedhje, njëra për një shumë parash të vjedhur nga një lokal dhe tjetra për vjedhjen e kartës së kreditit dhe dy kartave të identitetit nga një banesë. Me kartat e vjedhura, autori tërhoqi një shumë parash nga një bankë, duke bërë që ai të identifikohej nga policia.
Gjatë operacionit të policisë, janë gjetur dhe sekuestruar sendet e vjedhura në banesën e autorit. 38-vjeçari, i cili ka qenë i dënuar më parë për vjedhje, po hetohet dhe për veprimtari të tjera kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprime të mëtejshme.
“Gjatë operacionit, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga, pak orë pas vjedhjeve, autori i rasteve, shtetasi A. M., 38 vjeç, banues në Kuçovë.
Me kartat e vjedhura në banesë, 38-vjeçari tërhoqi në bankë, një shumë parash,” thuhet mes të tjerash në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
- 21:51 “Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
- 21:40 Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij
- 21:34 Katër deputetë grekë nën akuzë për abuzim me subvencionet evropiane
- 21:32 Rama: Shqipëria dhe vlerat e saj vazhdojnë të frymëzojnë deri në produksionet më të mëdha të Hollivudit, si “The Odyssey”
- 21:26 Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:15 SHBA ul kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj