Voltana Ademi: Nuk e njoh Bashën, Shkodra vuajti nga shitja e votave
Një ditë pas dorëheqjes nga gara për kryetare bashkie, Voltana Ademi deklaron se nuk e njeh Lulzim Bashën si kryetar të PD-së. Teksa ndoqi nga afër procesin e primareve në Shkodër, ajo tha se Shkodra e ka vuajtur shumë shitjen e votës.
“Ne do fitojmë bashkinë e Shkodrës, shikoni angazhimin e anëtarëve të Partisë Demokratike në këtë primare. Në krizë është Lulzim Basha. Unë nuk e njoh, nuk e di kush është Lulzim Basha tashmë”, u shpreh Ademi.
Ditën e sotme po zhvillohen votimet në 6 bashki, për të përzgjidhur kandidatët e Komisionit të Rithemelimit për zgjedhjet e pjesshme vendore që pritet të zhvillohen më 6 mars.
Janë gjithsej 22 emra që garojnë, por Komisioni i Rithelemimit do të nxjerrë vetëm 6 kandidatë. Në këtë proces mund të votojnë të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike.
Këto votime nuk njihen nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta