Von der Leyen e kaloi mocionin e mosbesimit duke dalë më e fortë
Këtë javë në Strasburg, Ursula von der Leyen i mbijetoi edhe dy mocioneve të tjera të mosbesimit në Parlamentin Evropian, madje me më shumë mbështetje sesa në korrik. Megjithatë, përballja me eurodeputetët është ende larg përfundimit dhe besueshmëria e institucioneve të BE-së mbetet e cënuar. Çfarë pritet të ndodhë më tej?
Pas votimit të zhvilluar të enjten në mesditë në Strasburg, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, doli jo vetëm e padëmtuar, por e forcuar nga mocionet e fundit të mosbesimit dhe, çfarë është më e rëndësishmja për të, koalicioni i saj qendror mbeti i qëndrueshëm.
Në total, 378 dhe 383 eurodeputetë votuan në mbështetje të Komisionit të saj kundër dy mocioneve të veçanta të mosbesimit, të paraqitura nga grupet e ekstremit të djathtë dhe të majtë.
Këto shifra përfaqësojnë jo vetëm një mbështetje më të madhe se ajo e votimit të korrikut, por edhe më të lartë se 370 votat me të cilat ishte konfirmuar Komisioni i saj në fillim të këtij legjislature, në nëntor 2024.
Rezultatet tregojnë se shumica e qendrës së bashku me pjesën më të madhe të eurodeputetëve nga grupet e të Gjelbërve/EFA dhe Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë (ECR) u rreshtuan në mbështetje të Komisionit II von der Leyen, përballë akuzave që lidheshin me politikën tregtare, përqendrimin e pushtetit dhe mungesën e transparencës.
Toni i debatit u përcaktua nga bashkëkryetari i të Gjelbërve/EFA, Bas Eickhout.
“Në një situatë si kjo që po përjeton bota sot, largimi i Komisionit Evropian nuk do të ishte një veprim i mençur,” u shpreh Eickhout për Euronews.
“Kemi probleme, kemi debate, nuk jemi plotësisht të kënaqur me këtë agjendë të thjeshtimit… por kjo nuk është arsye për të rrëzuar të gjithë Komisionin Evropian,” shtoi ligjvënësi holandez.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)