Von der Leyen: Kufijtë e Ukrainës nuk mund të ndryshohen me forcë
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se kufijtë e Ukrainës nuk mund të ndryshohen me forcë, ushtria e saj nuk mund të reduktohet duke e lënë atë të cënueshme ndaj një sulmi dhe Bashkimi Evropian duhet të ketë një rol qendror në një marrëveshje paqeje për Ukrainën.
Deklarata e Von der Leyen të dielën vjen ndërsa zyrtarë të lartë nga Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe këshilltarë të sigurisë kombëtare nga Franca, Britania dhe Gjermania zhvilluan bisedime në Gjenevë të dielën për të diskutuar draftin e planit të Uashingtonit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
“Çdo plan paqeje i besueshëm dhe i qëndrueshëm duhet para së gjithash të ndalojë vrasjet dhe t’i japë fund luftës, pa çuar në një konflikt të ardhshëm”, tha ajo në një deklaratë.
“Ne kemi rënë dakord mbi elementët kryesorë të nevojshëm për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për sovranitetin e Ukrainës. Më lejoni të theksoj tre prej tyre. Së pari, kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë. Së dyti, si një komb sovran nuk mund të ketë kufizime mbi forcat e armatosura të Ukrainës që do ta linin vendin të prekshëm nga sulmet e ardhshme dhe në këtë mënyrë do të minonin edhe sigurinë evropiane. Së treti, qëndresa e Bashkimit Evropian në sigurimin e paqes për Ukrainën duhet të reflektohet plotësisht. Ukraina duhet të ketë lirinë dhe të drejtën sovrane për të zgjedhur fatin e saj. Ata kanë zgjedhur një fat evropian”, tha von der Leyen.
LEXONI GJITHASHTU:
- Von der Leyen: Asetet ruse janë mënyra më efektive për të financuar Ukrainën
- Von der Leyen thirrje Shkupit të bëjë ndryshimet kushtetuese për rrugën drejt BE-së
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë