Von der Leyen thirrje Shkupit të bëjë ndryshimet kushtetuese për rrugën drejt BE-së

15 Tetor 2025 | 21:07

Maqedonia e Veriut duhet t’i bëjë ndryshimet e nevojshme kushtetuese për ta vazhduar rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian (BE), tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas një takimi me udhëheqësit maqedonas në Shkup të mërkurën në mbrëmje.

Von der Leyen shkroi në X se BE-ja e mbështet “plotësisht” rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit.

“Mund të mbështeteni tek ne. Hapi tjetër dhe i vetëm para fillimit të negociatave është i qartë. Ju duhet ta bëni ndryshimin e dakordësuar kushtetues. Topi është në fushën tuaj. BE-ja është gati”, shkroi ajo.

Maqedonia e Veriut ka ngelur mbrapa në rrugën drejt BE-së dhe e mori një goditje në fund të vitit 2024 kur blloku e hapi kapitullin e parë në negociatat për anëtarësim me Shqipërinë, duke e shkëputur Shkupin nga paketa e përbashkët me Tiranën.

Arsyeja e ngecjes së Maqedonisë së Veriut është se ajo nuk e ka përmbushur kushtin e vendosur nga Bullgaria: përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e Kushtetutës së vendit.

Ky kusht ishte futur në kornizën negociuese që Parlamenti maqedonas votoi në korrik të vitit 2022, propozim që njihet edhe si “propozimi francez”. Opozita, që atëbotë udhëhiqej nga VMRO-DPME, ishte kundër ndryshimeve kushtetuese.

Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski tha në një njoftim se bisedimet mes tij dhe shefes së KE-së u përqendruan në perspektivën evropiane, përparimin e proceseve të reformave, bashkëpunimin ekonomik, sigurinë energjetike dhe transformimin digjital.

“Kryeministri Mickoski theksoi vendosmërinë e Qeverisë për të përshpejtuar integrimin evropian të vendit përmes rezultateve konkrete dhe përmbushjes së standardeve evropiane. Ai theksoi se vendi pret një angazhim të qartë dhe konkret nga Bashkimi Evropian, si konfirmim i perspektivës evropiane dhe mbështetje për qytetarët që kanë mbetur të përkushtuar ndaj vlerave evropiane për dekada të tëra”, tha Qeveria maqedonase.

Zyrtarë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut kanë thënë se do të ndërmerren hapa në lidhje me përpjekjet e vendit për anëtarësim në BE, por vetëm pas zgjedhjeve lokale të 19 tetorit.

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, tha ditë më parë se “ka vendosmëri serioze midis kryeministrit dhe Qeverisë për të ndërmarrë hapa konkretë për të kapërcyer mosmarrëveshjen me Bullgarinë menjëherë pas zgjedhjeve”.

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026