Von der Leyen mbërrin në Tiranë, pritet me ceremoni shtetërore nga kryeministri Rama

23 Tetor 2024 | 15:17

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbërriti pasditen e së mërkurës në Tiranë në kuadër të vizitën katërditore në Ballkanin Perëndimor, ku do të takohet me liderët rajonit.

Von der Leyen u prit me ceremoni shtetërore nga kryeministri Edi Rama.

Pas takimit mes Ramës dhe Von der Leyen në orën 16.00 do të mbahet konferenca për mediat mes tyre.

Ajo gjithashtu do të mbajë një fjalim në ceremoninë e hapjes së vitit akademik në kampusin e Kolegjit të Evropës në Tiranë.

Von der Leyen pritet të qëndrojë në Shqipëri dhe të enjten është parashikuar të mbajë një takim me presidentin e Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj.

Gjithashtu të enjten, ajo do të udhëtojë në Shkup për t’u takuar me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe me Presidenten Gordana Siljanovska–Davkova. Më pas, do të vizitojë Jablanicën në Bosnjë dhe Hercegovinë, për të parë zonat e goditura nga përmbytjet.

Të premten në mëngjes, Presidentja do të jetë në Sarajevë, ku do të takohet me Presidencën e Bosnjës dhe Hercegovinës, si dhe me Kryetaren e Këshillit të Ministrave, Borjana Krišto.

Më pas, do të udhëtojë në Beograd për t’u takuar me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe Kryeministrin Milosh Vuçeviç.

Të shtunën, Presidentja do të vizitojë Prishtinën, ku do të takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Kryeministrin Albin Kurti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026