Voskopoja/ Festat e fundvitit, akomodimet e rezervuara prej dy muajsh
Voskopoja pritet të ketë edhe këtë vit turistë të shumtë për festat e fundvitit. Operatorët turistikë bëjnë të ditur se të gjitha hotelet, bujtinat dhe shtëpitë pritëse janë të rezervuara për Krishtlindje dhe Vitin e Ri, madje rezervimet janë bërë që prej dy muajsh.
Një operator turistik i zonës tha:
“Për festat e fundvitit Krishtlindje dhe Vitin e Ri gjithçka është e rezervuar. Të gjitha bujtinat, hotelet dhe shtëpitë pritëse janë plot. Turistët do të shijojnë gatimet tradicionale, ngrohtësinë e njerëzve të mirë dhe atmosferën që krijon bora gjatë fundvitit.”
Ai shtoi se rezervimet kanë nisur prej dy muajsh dhe tani mund të thuhet se janë mbyllur. Turistët vijnë kryesisht nga Shqipëria, me shumicë nga kryeqyteti dhe rrethet e tjera. Akomodimet bosh janë të rralla dhe interesi është shumë i lartë. Përveç ushqimit tradicional dhe produkteve të vendit, vizitorët mund të shijojnë edhe muzikë lokale.
Krahas Voskopojës, rezervime për festat e fundvitit ka edhe në fshatrat turistike të Dardhës, Boboshticës dhe Vithkuqit.
Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e 15-vjeçares kërkon falje: Vajza jonë ka nevojë për trajtim
Përfshihet nga flakët “Benzi” në aksin Qafë Plloçë-Pogradec, dyshimet e para
Makina merr flakë në lëvizje, shoferja del në kohë dhe i shpëton lëndimeve
- 17:12 Princi Harry humb çështjen gjyqësore ndaj Daily Mail për shkelje të privatësisë
- 17:02 Përplasje në Ankara, protestuesit anti-NATO përleshen me policinë para samitit (VIDEO)
- 17:01 Samiti i NATO-s, Trump rikthen thirrjen që SHBA-të të marrin nën kontroll Groenlandën
- 16:44 Kurti në Greqi: Demokracitë duhet të fuqizohen përballë autokracive dhe sfidave globale
- 16:41 Policët kosovarë i çojnë të fala Trumpit, i japin dhurata pastorit amerikan
- 16:38 Farage jep dorëheqjen nga posti i deputetit, thirren zgjedhje të pjesshme në Clacton