Vota e emigrantëve, Meta: Vendimi i Komitetit, antikushtetues dhe diskriminues

21 Prill 2021 | 12:22

Presidenti Ilir Meta gjatë një konference të jashtëzakonshme e ka quajtur vendimin e  Komitetit Teknik të Ekspertëve për karantinën dy javore për emigrantët nga Greqia dhe qytetarët nga RMV-ja,  një akt babar që nuk i lejon qytetarët që të votojnë.

“Ndalimi i votimit të emigrantëve tanë nga Greqia në zgjedhjet e 25 prillit përbën një akt të dhunshëm, barbar dhe diskriminues dhe anti-kushtetues të ndalimit të së drejtës në Kushtetutë për të zgjedhur dhe t’u zgjedhur, që duhet ta gëzojë çdo shtetas në moshën 18-vjeç”, u shpreh kreu i shtetit.

Ai shtoi se “arsyetimi i ndalesës dhe diskriminimit të mijëra bashkatdhetarëve tanë për të marrë pjesë në votime për shkak të pandemisë është një pretekst fals i pabazuar shkencërisht, absurd dhe një përdorim për përfitime elektorale”.

Dy ditë më parë  Komitetit Teknik i Ekspertëve  vendosi që personat që do të vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia, do të vendosen në karantinë 2 javore.

Kjo masë do të jetë në fuqi deri më 3 maj.

Lexoni gjithashtu:

Incidenti me banderolat në Fier, Meta këshillon LSI-në të tolerojë situatën

Nga nesër, karantinë 2-javore për udhëtarët nga RMV-ja dhe Greqia, gjimnazistët rikthehen në klasa

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026