Si do votojnë emigrantët? Majko: Nuk do të ketë nevojë për adresën, regjistrohen në KQZ

21 Dhjetor 2020 | 10:23

Kanë mbetur vetëm disa detaje teknike për të mundësuar të drejtën e votës për emigrantët në zgjedhjet e 25 prillit. Kështu u shpreh gjatë raportimit në nënkomisionin për Diasporën dhe Migracionin, ministri i Shtetit, Pandeli Majko, ku theksoi se ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor e krijojnë këtë mundësi, por pritet implementimi.

Majko nuk dha detaje se ku ka ngecur ky proces, por shpjegoi se KQZ ka fuqinë absolute për të zgjidhur këtë çështje dhe emigrantët nuk do kenë nevojë të tregojnë adresën, por thjesht të regjistrohen me dokumentet e tyre të identifikimit.

“Unë si ministër jam i rezervuar për të bërë ndonjë ndërhyrje, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është fuqiplotë. Jemi në pritje që vendimmarrja e KQZ të jetë sa më shpejt dhe pozitive për dhënien e të drejtës së votës për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Kjo mundësi është garantuar tashmë në bazë të ligjit dhe bëhet fjalë për aspekte teknike.

Ngatërrohet lista e shtetasve jashtë vendit me listën e votuesve jashtë vendit dhe krijohet ideja sikur po s’u bë regjistrimi i adresave nuk mund të bëhet e drejta të votës, nuk është e vërtetë. Nuk ka nevojë të regjistrojnë adresën emigrantët që të marrin pjesë në votime. Është një sistem sipas modelit të Kosovës. Do të aplikojnë direkt në KQZ me pasaportë dhe kartë ID dhe kjo krijon listën e votuesve”, u shpreh z. Majko.

Vota e emigrantëve kërkohet prej vitesh, ndërkohë që së fundmi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka qarkulluar një draft/dokument për votën e emigrantëve, për t’ua dhënë atyre mundësinë që të votojnë përmes postës, duke e shkarkuar fletën e votimit elektronikisht përmes e-Albania.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026