Votat në Greqi, reagon PD: Të provohet që zarfet janë marrë direkt nga zgjedhësit
Lidhur me zarfet e ardhura nga Greqia, po kryhet një proces i cili është kontestuar nga opozita dhe komisionerët e saj nuk pranojnë që t’i numërojnë këto vota.
Vendimi i Celibashit zhbllokoi procesin e numërimit të votave të diasporës në Parkun Olimpik dhe anëtarët e grupeve të numërimit po ndanin më vete në një kuti të re, votat e emigrantëve që jetojnë në Greqi. Por pas këtij vendimi, procesi rrezikon të bllokohet sërish.
Vendimi i Celibashit u ankua menjëherë nga Partia Socialiste, e cila kërkoi që vendimi të shfuqizohej si “absolutisht i pavlefshëm, i nxjerrë në kundërshtim me ligjin”.
Gjatë shpalljes së vendimit, KAS njoftoi se kishte pranuar kërkesës e PS-së dhe kishte konstatuar “pavlefshmërisë absolute të vendimit të komisionerit”.
Gjatë një konference për mediat, avokati i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, Marash Logu pretendoi se vendimi i Celibashit nuk zgjidhte ankesat që ky subjekt kishte për mënyrën e administrimit të votës së ardhur nga Greqia, por i jepte mundësinë procesit të numërimit që të vijonte dhe votat e kontestuara të trajtoheshin në një moment të dytë.
Ai pretendoi se opozita kishte prova se procesi i dorëzimit të zarfeve ishte bërë në kundërshtim me parashikimet kontraktuale me kompaninë DHL dhe se zgjedhësit nga Greqia nuk kishin mundur të identifikoheshin sipas ligjit.
“Ka dy fakte qe ne i dimë: Është kryer një në shkelje flagrante e kontratës që operatori i shërbimit postar DHL kishte lidhur me KQZ-në, nuk e ka kryer vetë procedurën e shpërndares dhe marrjes në dorëzim të zarfeve zgjedhore që vijnë nga Greqia por e ka bërë me nënkontraktim, ndërkohë që në kontratë thuhet qartë se nuk lejohet nënkontraktimi. I gjithë ky proces ka filluar me një shkelje flagrante të kontartës nga operatori i shërbimit postar.
Elementi i dytë nga data 17 prill deri në 4 maj, ne nga Greqia kemi pasur vetëm 17 mijë zarfe, në datë 4 maj keni një deklaratë të kryeministrit në Gjirokastër që thotë se procesi i shpërndarjes së fletëve të votimit në Greqi u bë mish-mash.
Po atë ditë drejtuesi politik i PS-së janë nisur drejt Greqisë, nga qendra të caktuara të DHL-së në Greqi, për të angazhuar marrjen në mënyrë të paautorizuar të zarfeve që kishin shkuar për zgjedhësit shqiptarë në Greqi, për ti plotësuar dhe dërguar në Shqipëri.
Nga data 5 maj deri në 11 maj, për 6 ditë ne kemi parë 36 mijë zarfe që kanë ardhur nga Greqia. Nga një mijë zarfe në ditë, shkuam në 6 mijë zarfe. Në vlerësimin tonë, kjo anomali, nuk është asgjë tjetër përveçse manipulim i zgjedhësve shqiptarë në Greqi” tha Logu.
LEXONI GJITHASHTU:
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit