Votat për kandidatët, kush janë tre politikanët më të votuar deri tani
Pas përfundimit të numërimit të votave për partitë, prej të martës ka nisur numërimi i votave preferenciale për kandidatët. Deri më tani, në qarkun e Tiranës, i cili ka edhe më shumë mundësi që kandidatët të kalojnë herësin, janë numëruar 516 nga 1243 qendra votimi në total.
Në listën e Partisë Demokratike, më i votuari deri tani është Lulzim Basha me 7292 vota. Ndërkohë, i dyti në listë si më i votuari është ngjitur Agron Shehaj me 5894 vota.
Është mbyllur numërimi i votave preferenciale për kandidatët për deputetë në Bashkitë Librazhd, Maliq, Sarandë dhe Gjirokastër.
Nga rezultatet e deritanishme nga KQZ, politikani që ka marrë më shumë vota preferenciale është Taulant Balla, me 18 427 vota, i ndjekur nga Bledar Çuçi, me 11 814 vota, dhe në vend të tretë renditet kryeministri Edi Rama, me 11 412 vota (Qarku Vlorë).
Nga radhët e demokratëve, për bashkitë e mësipërme, ku është mbyllur numërimi, më të votuar janë Tritan Shehu në Gjirokastër, Ervin Salianji në Maliq, Lefter Gështenja në Elbasan dhe Ina Zhupa në Sarandë.
Ndërkohë është ndërprerë për disa orë procesi i numërimit në Durrës, në KZAZ 22. Në një reagim, Partia Demokratike theksoi se “shkak për pezullimin e numërimit është bërë gjetja e fletëve të pavlefshme të llogaritura për PS. Ato janë konstatuar gjatë numërimit të votave për kandidatët dhe kërkesa e numëruesve të LSI-së dhe PD-së për reflektimin e tyre në procesverbal nuk është pranuar nga numëruesit e PS-së”.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi bëri një tjetër thirrje ndaj grupeve numëruese që të heqin dorë nga çdo tentativë për të tjetërsuar votat për kandidatët. Celibashi kujton se kushdo nga komisionerët apo numëruesit që kërkon të cenojë votën e lirë rrezikon deri në 7 vite burg.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 22:36 “Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën