Votat për Këshillat Bashkiakë në qarkun e Durrësit, BF forcë e katërt në Krujë

16 Maj 2023 | 23:40

Teksa ka mbetur dhe një qendër votimi për t’u numëruar në bashkinë e Durrësit PS ka marrë 43861 vota ose e përkthyer në për qindje 50.56%.

Në vend të dytë renditet koalicioni Bashkë Fitojmë, me 21286 vota ose 24.54%. Vendi i tretë është për partinë Demokratike zyrtare me 8111 vota, ose 9.35% të votive.

Ndarja sipas mandateve:

PS 28 mandate, BF, 13 mandate, PD renditet e treta me 5 mandate, e ndjekur nga PAA me 3 mandate.

Në bashkinë e Shijakut ka përfunduar numërimi i votave për Këshillat Bashkiak. Ndarja e mandateve bëhet si më poshtë: PS ka siguruar 13 mandate. BF renditet forcë e dytë me 4 mandate. PD ka marrë 2 mandate. Ndërkohë që PSD dhe PDIU kanë siguruar nga 1 mandat.

Në bashkinë e Krujës janë numëruar 50 QV nga 92 në total. Deri më tani PS ka marrë 4749 vota, ose 29.79 % të votive. E përkthyer në mandate janë 12 mandate që u përkasin socialistëve.

Surprizë në këtë bashki është Partia e Gjelbër e cila renditet forcë e dytë deri më tani me 4 mandate ose 11.6 1% të votave. PAA me 4 mandate me 10.49 % të votave. Bashkë Fitojmë ka marrë 9.5 % të votave ose 3 mandate.

Ndërkohë PSD ka siguruar 3 mandate. PD ka marrë 2 mandate dhe PASH ka marrë 2 mandate dhe 1 mandat FRD.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026