Votimi i qeverisë së re, PD vendos të mos bojkotojë seancën Parlamentare

15 Shtator 2021 | 22:42

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur të mërkurën në një takim, ku në fokus ishte seanca e së enjtes në Kuvend, në të cilën pritet të miratohet qeveria e re dhe shpaloset programi i saj.

Sipas burimeve, PD nuk do ta bojkotojë këtë seancë, ndërsa në mbledhjen e grupit parlamentar është diskutuar oponenca që do t’i bëhet mazhorancës në Kuvend. Menaxhimi i pandemisë, pasojave të tërmetit si dhe situata e kriminalitetit janë disa nga çështjet që PD pretendon se socialistët kanë dështuar.

Në seancën e së enjtes, Kuvendi pritet të miratojë kabinetin e ri qeveritar pasi ata u dekretuan edhe nga Presidenti Meta. Kryeministri Rama pritet që të shpalosë programin e qeverisjes, i cili bazuar në premtimet gjatë fushatës do të mbështetet në turizëm, bujqësi dhe përfundimin e rindërtimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026