Votimi për “Bordin e Paqes”, Berisha: Do mendohemi! Rama, narko-diktator çfarëdo ftese që të marrë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës së tij me gazetarët u pyet lidhur me “Bordin e Paqes” ku është ftuar kryeministri Edi Rama nga presidenti Donald Trump. Berisha u pyet nëse Partia Demokratike do të votojë për ratifikimin e tij.
Kryedemokrati u shpreh se ftesa u është dërguar shumë vendeve se por nuk iu përgjigj pyetjes nëse do ta votojë PD apo jo. Ai u shpreh se do të mendohen. Sipas tij Rama mbetet narko-diktator çfarëdo ftese që të marrë.
“Ftesa për Bordin e madh të paqes i është shpërndarë ftesa për shumë vende. Presidenti Trump aty ka ftuar vendet. Në Shqipëri shefi i ekzekutivit i ka vajtur se është kryetar I qeverisë. Kjo është komenti im.
Nuk kam asnjë lloj komenti tjetër dhe ju mund të mendoni se forcon pozicionin ndërkombëtar të Edi Ramës. Edi Rama mbetet një narko-diktator, por është njeriu që përfaqëson Shqipërinë. Unë nuk di që kjo shtrohet në Parlament…Nuk mund të them… Do mendohemi, por asgjë nuk e shpëton Edi Ramën”, u shpreh Berisha.
Ndërkohë nesër do të zhvillohet seanca e radhës në Parlament për të ratifikuar “Bordin e Paqes”. Mësohet se seanca do të nisë në orën 10:00. Qeveria sot ka miratuar në mbledhje aderimin e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” për Gazën.
Berisha: Rama po jep miliona euro nga fondi i emergjencës për një koncert
Begaj nga Lugina e Preshevës: Shqipëria do të vijojë mbështetjen për të drejtat e shqiptarëve
Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
- 14:56 Arrestohet 38-vjeçari në Himarë, u kap me armë, granatë dhe jelekë antiplumb
- 14:40 Kurti fton në takim liderët e opozitës për krijimin e institucioneve të reja
- 14:39 Berisha: Rama po jep miliona euro nga fondi i emergjencës për një koncert
- 14:32 Hita: Pezullohet një efektiv në Fier, krijoi një lidhje të papërshtatshme me të miturat në ngjarje
- 14:17 Policia jep detajet: Vrau bashkëshorten me armë zjarri në Shkodër, arrestohet 62-vjeçari
- 14:02 Detaje nga vrasja në Shkodër, burri vret bashkëshorten me çifte