Votuan gratë, burrat bojkotuan në 20 bashki! Të dhënat interesante nga zgjedhjet

19 Maj 2023 | 13:15

Në 14 maj gratë ishin ato që ju drejtuan në shumicë kutive të votimit, ndërsa rezulton se burrat kanë nuk kanë votuar në shumicën e bashkive.

Zgjedhjet për Kryetar Bashkie dhe Këshillin Bashkiak për vitin 2023, shënuan pjesëmarrjen më të ulët të votuesve në Shqipëri që nga viti 1990. Por nga ana tjetër, në këto zgjedhje, kishte një numër tepër të lartë të grave votuese krahasuar me burrat.

Në 20 Bashki, pjesëmarrja e grave ishte më e lartë se e gjinia tjetër. Puka kryeson se numrin e grave votuese me 56.10%, më pas vjen qyteti i Kuksit me 55.97%. I treti në listë ishte Hasi me 55.19%, duke vijuar më pas me Fushë-Arrëzin 54.38%.

Ndërkohë një tjetër rezultat surprizë vjen nga ato qytete ku pjesëmarrja ka qenë më e ulët, e votuesve në total. Në Finiq votuan vetëm 18.32% e banorëve, pasuar nga Dropulli me 24.73% dhe qyteti i tretë me pjesëmarrjen më të ulët ishte Vlora me 24.94%.

Edhe në këto 3 bashki, numri i ulët në votimeve lidhet me mospjesëmarrjen e grave.

Janë pikërisht Finiqi me 16.77%, Dropulli me 22.23%  dhe Vlora me 24.00%, të numri të grave votuese.

Thirrja e kryeministrit Rama gjatë fushatës së tij, drejtuar grave, ka rezultuar e suksesshme.

“Në 14 maj kam besim të madh tek gratë. Burrat të na japin atë votën e tyre, faleminderit shumë, edhe të vazhdojnë të luajnë dhe të kuvendojnë….Gratë e kuptojnë mirë këtë punë. Tani turruni nëpër gjitonë edhe burrë më burrë, koka mbrapa, çelësi i mbyllur brenda”, tha Rama.

Një tjetër faktor që ndikoi në pjesmarrjen e ulët në zgjedhje ishte dhe bojkotimi i tyre nga votuesit e rinj. Nga 122 mijë votues për herë të parë, vetëm rreth 12 mijë prej tyre iu drejtuan kutive të votimit. Mosha mesatare e votuesve që morën pjesë në zgjedhjen e drejtuesve lokalë është 45 vjeç.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026