“Votuan me mendje se zemrën s’ta japin”, Rama- Becit: Pjesa më e vështirë është tani
Kryeministri Edi Rama ishte këtë të premte në një takim me me grupin e këshilltarëve socialistë të zgjedhur më 14 maj, si forcë e parë politike e Këshillit të ri Bashkiak të Shkodrës, si dhe fituesin e bashkisë Benet Beci.
Në një bashkëbisedim me kryetarin Becin ai i tha se mbarëvajtja e bashkisë është në duart e tij dhe se pavarësisht se gjatë fushatës e ndihmuan të gjithë socialistët në zyrën e kryebashkiakut të Shkodrës ai do të jetë i vetëm.
“Ne të ndihmuam, ta bëmë të lehtë të fitojë bashkinë e Shkodrës, por kur të jesh në zyrë do jesh vetëm. Do jesh ti. Unë kur u futa në politik i kisha flokët e zeza, tani më janë zbardhur fare, është shumë përgjegjësi”,-kështu ju drejtua Rama, Benet Beci i cili më 14 maj u votua si kryabashkiaku i ri i Shkodrës gjë që shënoi edhe një pikë kthese në historinë e qytetit që është udhëhequr gjithnjë prej demokratëve.
Ai tha gjithashtu se tashmë është momenti që Benet Beci të vlerësojë besimin e atyre që e votuan e po ashtu të fitojë edhe besimin e të tjerëve. Sipas kryeministrit Beci Nuk do e ketë të lehtë, pasi është i rrethuar nga demokratët, por duhet të punojë shumë për këtë.
“Do të kesh presion të madh duhet që ta mbash atë, duhet të bësh një bashki për të gjithë qytetarë të Shkodrës nëse do që të mbështesin siç të mbështetën sepse një herë mund të fitosh, port ë përsërisësh fitoren është e vështirë. Një gjë duhet që të dish nga unë, se sa herë që kam ardhur këtu duke kërkuar vota, kam ngrënë vota.
Këtë herë të kanë votuar me mendje jo me zemër, zemrën nuk ta japin se e kanë djathtas si puna jote, por tua marrësh e tua vendosësh në qendër. Në fushatë që ti e konsidero pjesën më të vështirë është më e lehtë në zyrë është më e vështirë, janë vendimet që të takojnë ty dhe të marrësh vendimet e duhura duhet që të dish të thuash”,-tha kryeministri Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës