Vranë dhe groposën babain, dalin sot në gjykatë tre fëmijët: Akuzat për secilin

26 Shkurt 2024 | 11:44

Mesditën e kësaj të hëne pritet të dalin përpara gjykatës së Durrësit, tre fëmijët e arrestuar për vrasjen e baban të tyre në fshatin Shën Vlash.

Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Hygerta Metën, Hysen Metën dhe Amaralido Metën.

Vajza e familjes dhe djali i madh Hyseni akuzohen për 3 vepra penale, pasi sipas akuzës janë pesonat që ideuan dhe realizuan planin e vrasjes.

Ndërkohë që vëllai i vogël akuzohet vetëm për veprën penale veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës, për shkak se ndihmoi në transportimin e makinës për të përforcuar alibinë e zhdukjes.

“Janë bërë të ditura veprat penale që rëndojnë mbi tre të akuzuarit. Ajo e “Vrasjes për shkak të marrrëdhënieve familjare e kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, do të jenë tre veprat penale që do të rëndojnë mbi vajzën dhe djalin e madh të familjes.

Mbi djalin e vogël të familjes Amaralido Metën, 22-vjeç, do të rëndojë akuza për “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës’.

Hetimet kanë zbuluar se djali i madh i familjes kanë qenë bashkëpunëtor për ideimin e një plani për vrasjen e babait të tyre”, tha gazetarja e Euroneës Albania Kloida Gjuzi.

Kujtojmë se në ceremoninë e varrimit të Pëllumb Metës, ka marrë pjesë vetëm vajza e madhe e familjes, e martuar në Krujë, ndërsa 2 vëllezërit e saj dhe motra ndodhen pas hekurave, të akuzuar për vrasjen e planifikuar të të atit.

Pjesë e ceremonisë mortore nuk ishte as ish-bashkëshortja e të ndjerit, e cila është marrë në mbrojtje nga policia e Durrësit.

Kjo e fundit i trembej ndonjë konflikti të mundshëm mes vëllezërve të Pëllumbit dhe kunatës së tyre, prandaj e ka shoqëruar deri në familjen e babait të saj në Laç.

Në një deklaratë për mediat, drejtori i policisë së qarkut Durrës, Skënder Hitaj tha se Pëllumb Meta u qëllua më datë 10 shkurt nga djali i madh i familjes me 4 plumba nga një pistoletë model 54.

Ai i tha grupit hetimor se e kishte planifikuar vrasjen bashkë me motrën Hygerta Meta 19 vjeç, ndërsa vëllai tjetër 22-vjeçar ndihmoi në fshehjen e kufomës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO: Sot është dita e së vërtetës, do zbërthej të gjitha manipulimet

Ka nisur seanca e radhës gjyqësore në Gjykatën e Posaçme, ku po shqyrtohet çështja ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe ish-bashkëshortes së...
10:21 | 09/07/2026

Seanca ndaj Ilir Metës, paraqitet në GJKKO avokati Bujar Musta

Avokati i Ilir Metës, Bujar Musta është paraqitur këtë të enjte në GJKKO për gjyqin ndaj ish-presidentit në themel. Gjyqi pritet të mbahet në orën...
09:55 | 09/07/2026

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026