“Vranësira dhe reshje shiu”, Hakil Osmani: Si do jetë moti në fundjavë

31 Korrik 2023 | 11:11

Meteorologu Hakil Osmani ishte i ftuar këtë të hënë në një intervistë për Euronews Albania për të bërë parashikimin e motit për muajin gusht.

E ndërsa meteorologu tha se nuk pritet të kemi më valë të të nxehtit të tilla si ato të korrikut, ai dha lajme të këqija për ata që duan të shkojnë në det këtë fundjavë.

Sipas Hakil Osmanit e gjithë java do jetë me mot të kthjellët, ndërsa në fundjavë do kemi prezencë të vranësira dhe madje ekziston mundësia të kemi edhe reshje shiu.

“Nëse flasim për këtë javë, do kemi mot me kthjellime shumë pak do jenë prezente vranësirat. Ka mundësi që gjatë fundjavës të kemi shtim të vranësirave e mund të kemi edhe reshje shiu në një pjesë të mirë të ultësirës perëndimore”,-tha Hakil Osmani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Jo më Ruanda, zbulohet tjetër shtet ku Britania pritet t’i çojë azilkërkuesit

Britania e madhe ka filluar të zhvendosë emigrantët e paligjshëm në kontejner dhe objekte ushtarake për të jetuar aty deri sa kërkesat e tyre për...
13:47 | 08/08/2023

“Niko Peleshi, në syrin e ciklonit”, Lita: S’do ta kalojë lehtë rastin e Zall Herrit

Gazetari Lavdrim Lita ishte këtë të diel i ftuar në një intervistë për Euronews Albania për të folur rreth skandalit në repartin ushtarak të Zall...
19:40 | 06/08/2023

Spahiu: Rritja e çmimeve të shtëpive frenohet duke ndaluar blerjet e të huajve

Juristi Kreshnik Spahiu tha se rritja e çmimeve të shtëpive në Shqipëri mund të frenohet duke ndaluar blerjet e tyre nga të huajt. Në një...
19:20 | 06/08/2023