Vrasja dhe plagosja me armë zjarri në Kurbin, Policia: Pista kryesore ku po hetojmë
Të tjera detaje kanë dalë rreth ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Gurez të Kurbinit, ku një person është vrarë me armë zjarri dhe një tjetër është plagosur.
Zëvendës drejtori i Policisë në Lezhë, Gentjan Berberi, ka thënë se pista kryesore e hetimeve është ajo e konflikteve apo mosmarrëveshjeve që mund të ketë pasur më parë objektivi i sulmit, 51-vjeçari Ardjan Gjeloshi, i cili është edhe pronari i një firme inerte.
Gjeloshi mbeti i plagosur, ndërsa u vra ekonomisti i firmës së tij, 70-vjeçari Selman Mihana.
Po ashtu Berberi tha se sulmi është kryer me armë automatike me breshëri plumbash.
“Sot rreth orës 07:00 është njoftuar se është qëlluar me armë zjarri është tentuar të vritet A.GJ. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën S.M. Dyshohet se është qëlluar me automatik. Pista që po hetojmë janë konfliktet, mosmarrëveshjet, që mund të ketë patur objektivi i sulmit. Objektivi është personi që ka mbetur i plagosur dhe fatmirësisht është në gjendje të mirë, ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, tha Berberi.
Ndërkohë Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Po ashtu edhe RENEA ka shkuar në ndihmë të forcave të Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës.
Njoftimi i Policisë:
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 07:00, është marrë njoftim se në fshatin Gurez, Kurbin, në ambientet e një firme ku përpunohen inerte, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi S. M, rreth 70 vjec, ekonomist i firmës, si dhe është plagosur pronari shtetasi A. GJ, rreth 51 vjec, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.
Shërbimet e Policisë Vendore kanë shkuar në vendngjarje, është rrethuar zona dhe vijon kontrolli i territorit.
Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea.
Në një moment të dytë do të ketë njoftim më të plotë në lidhje me ngjarjen.
LEXONI GJITHASHTU:
Kolonja, destinacioni i të huajve, ushqimi dhe natyra ‘magnet’ për ta
Hoxha me të rinjtë në Jalë: Anëtarësimi në BE kërkon përfshirjen tuaj. Evropa fillon në shtëpi
E rëndë në Kolonjë, ndërron jetë një 36-vjeçar. E zuri poshtë një trup druri teksa e ngarkonte
- 19:23 Araghchi takim me ministrin e jashtëm të Omanit, në fokus Ngushtica e Hormuzit dhe zgjidhja e tensioneve me SHBA
- 19:13 Kolonja, destinacioni i të huajve, ushqimi dhe natyra ‘magnet’ për ta
- 19:12 Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
- 18:46 Hoxha me të rinjtë në Jalë: Anëtarësimi në BE kërkon përfshirjen tuaj. Evropa fillon në shtëpi
- 18:44 Gazetarët e New York Times thirren për të dëshmuar për raportimin e tyre për Air Force One
- 18:34 E rëndë në Kolonjë, ndërron jetë një 36-vjeçar. E zuri poshtë një trup druri teksa e ngarkonte