Vrasja e Klodian Rashës, Rama: Në orën 18.00 ndaj qëndrimin tim për vdekjen e tij tragjike
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se sot në orën 18:00 do të dalë publikisht për të folur për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.
Kreu i qeverisë shprehet se sot do të mbajë një qëndrim për vdekjen tragjike të të riut.
“Më në fund në Tiranë! Sot në 18.00 do të ndaj me shqiptarët qëndrimin tim për vdekjen tragjike të 25-vjeçarit nga efektivi i Policisë së Shtetit! Faleminderit paraprakisht kujtdo që do të gjejë kohën të më ndjekë në tv apo fb”, shkruan Rama në një postim në Twtter.
Më në fund në Tiranë! Sot në 18.00 do të ndaj me shqiptarët qëndrimin tim për vdekjen tragjike të 25 vjeçarit nga efektivi i Policisë së Shtetit! Faleminderit paraprakisht kujtdo që do të gjejë kohën të më ndjekë në tv apo fb?
— Edi Rama (@ediramaal) December 10, 2020
Ndërkohë nga Baldushku, ku mori pjesë në përurimin e një shtëpie të rindërtuar pas tërmetit të vitit të shkuar, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka shprehur mirëkuptim për reagimin qytetar dhe situatën që po kalon familja Rasha.
Ai ka thënë se “kush ka bërë gabim duhet të mbajë përgjegjësi” dhe se familja dhe qytetarët “kanë të drejtë që kërkojnë drejtësi”. Për sa i përket dëmtimeve të dekorit të festave të fundvitit, Veliaj tha se nuk ishin problem, për aq kohë sa çështja është më e madhe dhe se “janë gjëra që rregullohen sërish”.
“Ai që ka bërë gabimin duhet të mbajë përgjegjësi. Ka të drejtë familja që është zemërthyer, e mirëkuptoj totalisht.Ka të drejtë edhe një pjesë e qytetarëve, se jo të gjithë janë të dhunshëm. Një pjesë e qytetarëve thjesht kanë një revoltë dhe thonë kjo nuk duhet të ndodhë, nuk ka arsye për t’i marrë jetën dikujt. Kurse ajo minoranca që shkatërron, nuk përben problem, do i rregullojmë prapë”, u shpreh Veliaj.
Klodian Rasha u vra me armë zjarri tre ditë më parë nga një efektiv i forcave “Shqiponja” në zonën e Laprakës në Tiranë.
Për këtë ngjarje të rëndë qindra qytetarë dolën dje në protestë.
Me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Sandër Lleshaj, protesta u shoqërua edhe me tensione, ku prej përplasjeve fizike 16 punonjës të rendit mbetën të lënduar.
Për këtë protestë policia ka arrestuar 3 persona dhe ka shpallur në kërkim 8 të tjerë.
Ndërkohë pasditen e sotme pritet të zhvillohet një tjetër protestë pranë ministrisë së Brendshme.
Lexoni gjithashtu:
U plagos gjatë protestës, polici i nënshtrohet ndërhyrjes së parë kirurgjikale
Publikohet ekspertiza paraprake, Rasha s’ka plumb në kokë, polici ka qëlluar dy herë
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta