Vrasja e 25-vjeçarit, Salianji: Shteti i Ramës po vret, Lleshaj duhet të reagonte i pari
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në Euronews Albania hodhi akuza ndaj qeverisë Rama, pasi theksoi se shteti që ky i fundit ka ndërtuar dhunon qytetarët.
Salianji nënvizoi se ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj duhet të reagonte menjëherë për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha.
“I pari, duhet të ishte ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, por është i fundit. Por, mesa duket pjesa e përgjegjësisë në këtë rast që është drejtpërdrejt tek ti dhe kryeministri dhe tek mënyra sesi kanë ndërtuar një shtet represiv dhe një polici e cila kujdeset vetëm për të dhunuar qytetarët dhe për t’i bërë fresk bandave dhe urë kriminelëve. Kjo tregon gjithë filozofinë e ndërtimit të shtetit të Ramës”, u shpreh Salianji.
Sipas ish-deputetit qeveria e Edi Ramës tashmë po vret dhe se policia drejtohet nga persona të paaftë.
“Tani shteti i krijuar nga Edi Rama po vret. Është një ngjarje shumë e rëndë. Kam reaguar në mënyrë të menjëhershme në rrjetet sociale. Nuk ka diskutim që polica e shtetit ka oficerë dhe policë të cilat janë në nivelin e përgjegjshmërisë dhe profesionalizimit. Këta janë të veçuar, sepse policinë e shtetit e përdorin persona të paaftë”, tha ai.
Lexoni gjithashtu:
Vrasja e Klodian Rashës, shokët: Nuk ka qenë i armatosur, veprimi i policisë i paligjshëm
Vrasja e Klodian Rashës, Lleshaj: Organet do të finalizojnë shpejt hetimet
Të rinjtë e FRPD-së protestë për vrasjen e Klodian Rashës: Lleshaj të japë dorëheqjen
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta