Vrasja e 30-vjeçarit në Memaliaj, policia zbardh rrethanat e ngjarjes! Tre të arrestuar dhe dy në kërkim

22 Prill 2026 | 19:40

Policia ka dhënë detaje të reja mbi rrethanat e vrasjes së regjistuar mbëmjen e së martës në Memaliaj. Ngjarja mësohet se ka ndodhur pas një sherri të çastit mes 7 personash, i cili më pas agravoi në përdorimin e armëve.

Në një njoftim për mediat, Policia ka arrestuar dy persona të akuzuar për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Një person i tretë i arrestuar akuzohet për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dy të tjerë. Sipas policisë janë proceduar penalisht dy persona për veprën penale “Deklaratat e rreme përpara prokurorit” dhe “Kanosje”.

Policia bën me dije se pas sherrit, viktima ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 25-vjeçarit të arrestuar, i cili mbeti i plagosur dhe vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Më pas, 2 vëllezërit e tij dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të 30-vjeçarit i cili si pasojë ka humbur jetën gjatë transportimit në spital. Pas ngjarjes ata janë larguar menjëherë me automjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa vijon puna për kapjen e tyre.

“Memaliaj/ Zbardhen rrethanat e ngjarjes, ndodhur mbrëmjen e datës 21.04.2026, në Memaliaj, ku u vra me armë zjarri shtetasi E. G. dhe mbeti i plagosur shtetasi D. N.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, nën drejtimin e Prokurorisë Gjirokastër, vijuan hetimet e thelluara me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndodhur mbrëmë, në Memaliaj.

Si rezultat i hetimeve, u vunë në pranga shtetasit:

D. N., 25 vjeç dhe A. K., 47 vjeç, të dy banues në Memaliaj, për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; E. M., 41 vjeç, banues në Memaliaj, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit D. N., 29 vjeç dhe vëllai i tij, shtetasi M. N., 28 vjeç, të dy për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasin J. K., 44 vjeç, banues në Memaliaj, për veprën penale “Deklaratat e rreme përpara prokurorit”, si dhe për shtetasin G. Q., 49 vjeç, banues në Memaliaj, për veprën penale “Kanosja”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se mbrëmë ka patur një konflikt fizik të çastit, në të cilin janë përfshirë shtetasit D. N., M. N., D. N., A. K. dhe J. K., si dhe shtetasit G. Q. dhe E. G.

Gjatë konfliktit, dyshohet se shtetasi E. G. ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit D. N. (i arrestuar tashmë), i cili mbeti i plagosur dhe vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Më pas, 2 vëllezërit e shtetasit D. N. (2 shtetasit e shpallur në kërkim, D. N., 29 vjeç dhe M. N., 28 vjeç), dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit E. G. (i cili, si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital).

Të dy këta shtetas janë larguar menjëherë me automjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa vijon puna intensive për kapjen e tyre.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale: arma e zjarrit pistoletë (me fishek në fole, gati për qitje), me të cilën dyshohet se shtetasi E. G. (i cili më pas humbi jetën) plagosi shtetasin D. N., 1 krehër me fishekë, municion luftarak, 2 automjete, 2 motomjete, 4 celularë dhe sende të tjera nga vendngjarja, të cilat do t’i shërbejnë vijimit të hetimit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidenti tragjik i furgonit të Beratit, policia: 2 viktima dhe 15 të plagosur, oficeri Vatoci jep detaje nga vendi i ngjarjes

Një oficer i Policisë Rrugore ka dhënë detaje për mediat nga vendi i ngjarjes ku ndodhi aksidenti i rëndë i një furgoni të linjës Berat–Tiranë....
16:35 | 30/06/2026

SPAK dërgon në gjyq ‘Rrumin’ e Shijakut dhe 7 të pandehur të tjerë

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale ndaj Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi” i Shijakut, dhe shtatë personave të tjerë,...
16:32 | 30/06/2026

Pamjet me dron nga aksidenti tragjik i furgonit me pasagjerë, 2 të vdekur dhe 7 të plagosur në autostradën Tiranë–Durrës

Këto janë pamjet e siguruara nga Euronews, të furgonit të linjës Tiranë-Berat dhe anasjelltas që u aksidentua këtë të martë në autostradën Tiranë–Durrës, ku si...
15:59 | 30/06/2026