Vrasja e Andi Malokut, dështon sërish procesi gjyqësor ndaj dy të akuzuarve
Dështon për të disatën herë procesi gjyqësor ndaj Redjan Rrajës dhe Arjol Halilajt, të akuzuar për atentatin e 1 nëntorit 2019, ku mbeti i vrarë Andi Maloku, i plagosur Aleksandër Laho dhe prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja.
Për të paktën 5 seanca dështon hapja e shqyrtimit të dosjes në Gjykatën e Posaçme, ku shpesh shkak është bërë mbrojtja.
Gazetari i Euronews Albania Merin Maçi raporton se këtë herë Redjan Rraja kishte zgjedhur një tjetër avokat, i cili kërkoi kohë të njihej me dosjen.
Mësohet se seanca e radhës pritet të zhvillohet në datën 15 qershor, ora 10:00.
Ndaj Redjan Rajës dhe Arjol Halilajt rëndojnë veprat penale: vrasja e funksionarëve publikë, vrasja në rrethana të tjera cilësuese, mbajtja e armëve pa leje, vjedhje dhe për grup të strukturuar kriminal.
Pak javë më parë ishin familjarët e Andi Malokut, shoferit të vrarë, të cilët kërkonin dëmshpërblim financiar nga dy personat e akuzuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Familja e Andi Malokut kërkon dëmshpërblim financiar nga Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj
GJKKO kalon për gjykim dosjen për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja
Atentati ndaj prokurorit, shtyhet në GJKKO seanca për Redjan Rrajën dhe Ariol Halilajn
Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve
“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal
Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin
- 09:55 Neymar rikthehet në fushën e Kupës së Botës, stadiumi ngrihet në këmbë. Braziliani nuk i mban lotët (VIDEO)
- 09:52 Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital
- 09:45 I theu këmbën mesfushorit kanadez, Assim Madibo ndëshkohet me 5 ndeshje pezullim për ndërhyrjen e rëndë
- 09:35 Tërmetet që tronditën Venezuelën, djali i Maduro-s: Situata është shumë serioze, po luftojmë për të shpëtuar të mbijetuarit
- 09:33 Machado reagon për tërmetet shkatërruese në Venezuelë: Përqafimi im i pafund është me ju
- 09:32 Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin