Vrasja e Ardian Nikulajt, Gjykata e Lezhës dënon me burgim përjetshëm portugezin Ruben Saraiva
Gjykata e Lezhës ka dhënë vendimin për të dënuar me burgim të përjetshëm autorin e vrasjes së Ardian Nikulajt. Sipas vendimit të gjykatës, portugezi Ruben Saraiva është shpallur fajtor për vrasjen e Ardian Nikulaj dhe do të vuajë dënimin maksimal, burim të përjetshëm.
Saraiva akuzohet për veprat penale “Vrasje e kryer për interes ose hakmarrje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ngjarja ndodhi në vitin 2023 brenda ambienteve të një lokali në Shëngjin, ku biznesmeni Ardian Nikulaj u qëllua për vdekje.
Hetimet zbuluan se vrasja ishte e mirëorganizuar, ndërsa autorët kishin planifikuar me detaje lëvizjet dhe ekzekutimin e viktimës. Gjatë seancave të mëparshme janë paraqitur prova, dëshmi dhe ekspertiza që, sipas Prokurorisë, faktojnë përfshirjen e të pandehurit në këtë ngjarje të rëndë.
Prokuroria kërkoi që gjykata të shqiptojë masën më të lartë të mundshme, duke e konsideruar rastin si një vepër penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë