Vrasja e babait nga fëmijët, gazetarja zbardh sms-të e djalit të Pëllumbit me hallën

6 Mars 2024 | 14:41

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Durrës, ku Pëllumb Meta u vra nga familjarët e tij dhe u gropos në oborrin e banesës.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar në Euronews Albania se mes djalit të vogël të familjes Meta, Amarildos dhe motrës së Pëllumbit, janë shkëmbyer disa mesazhe pas zhdukjes së tij.

Sipas Lalës, interesit të hallës për të vëllanë, Amarildo i përgjigjej shumë ftohtë, gjë që sipas saj tregonte se ata donin që gjithçka të mbahej në fshehtësi të plotë.

“Gjithë historia vërtitet rreth Blerina Metës, gruas së viktimës. Arsyeja pse ajo është lënë e lirë kur ka pasur dijeni për groposjen e kufomës. Unë mendoj se arsyet pse ajo është lënë e lirë, janë teknike hetimore. Deri më tani sipas hetimeve, i dyshuar si ekzekutor i babait, është djali i madh, Hyseni, ndërsa vajza dhe djali tjetër kanë ndihmuar në asgjësimin e kufomës.

Ftohtësia e fëmijëve është vrastare. Prandaj unë e shoh rolin e Blerina Metës si kyç në këtë histori. Që në momentet e para, kam arritur të kuptojë që jo nuk mund të jetë kjo autore, ose e përfshira e vetme në këtë histori. Halla e fëmijëve, motra e pëllumb Metës, pas denoncimit të zhdukjes fliste me djalin e vogël, Amarildon, me mesazhe. Ai i përgjigjej ftohtë kur ajo e pyeste çfarë ka ndodhur me babain. ‘Asgjë akoma’, e ka në dorë policia’”, tha Lala.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026