Vrasja e biznesmenit në Elbasan/ Gjendet një makinë e djegur, dyshohet e autorëve
Një makinë e djegur, tip “Audi”, është gjetur në afërsi të fshatit Mirakë, në aksin rrugor Elbasan–Librazhd ndërsa brenda saj është konstatuar një armë zjarri, pistoletë tip Beretta.”
Dyshohet se automjeti dhe arma janë përdorur nga autorët e vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla alias Edmond Hyka 43 vjeç, mbrëmjen e së dielës në Elbasan.
Të paktën 10 persona janë shoqëruar dhe po merren në pyetje për të hedhur dritë mbi rrethanat e krimit.
Mëhalla dyshohet të jetë qëlluar nga dy persona që lëviznin me një automjet tip ‘Audi’ ndërsa policia po verifikon nëse makina e djegur, e gjetur në Mirakë, është përdorur nga ekzekutorët për të zhdukur gjurmët.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës kur 43-vjeçari u qëllua sapo kishte dalë nga zyra pranë karburantit të tij “Xhaxhi Oil” në Elbasan.
Sapo është futur në automjetin “Range Rover”, autorët e kanë qëlluar disa herë me pistoletë, ndërsa dy prej plumbave e kanë goditur në kokë.
Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, i cili po punon intensivisht për shqyrtimin e pamjeve filmike të zonës dhe mbledhjen e provave të tjera materiale.

Hetimet vijojnë në disa pista paralelisht, ndërsa operacioni policor në terren mbetet në zhvillim ndërsa autorët e atentatit mbeten ende të paidentifikuar.

LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit