Vrasja e biznesmenit në Elbasan, mbërrijnë në Gjykatë Xhino Ago dhe Kujtim Pisha
Mbërrijnë në Gjykatën e Elbasanit, Xhino Ago dhe Kujtim Pisha ku do iu caktohet masa e sigurisë si bashkëpunëtorë në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan.
Xhino Ago, ortaku i viktimës akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim ndërsa Kujtim Pisha, roja i Karburantit të Mëhallës akuzohet për “Moskallëzim i krimit”.
Sipas njoftimit zyrtar, për këtë çështje prokuror do të jetë Gjergji Ceka ndërsa gjyqtar për masat e sigurimit Elis Dine. Seanca do të mbahet me dyer të mbyllura, për shkak të natyrës së hetimeve dhe nevojës për ruajtjen e sekretit hetimor.
Ndërkohë, lidhur me Nevzat Spahon, po ashtu i prangosur, nga verifikimet në sistemin e menaxhimit të çështjeve gjyqësore nuk rezulton që Prokuroria e Elbasanit të ketë depozituar një kërkesë për caktimin e masës së sigurimit.
“Sipas sistemit, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan është regjistruar kërkesa e Prokurorisë për masat e sigurimit për shtetasit Xh. A dhe K. P., me objekt “Vlerësim arresti në flagrancë, caktim masë sigurimi”, për të cilat është caktuar seanca më datë 05.12.2025, ora 10:00.
Në lidhje me kërkesën për shtetasin Nevzat Spaho, nga verifikimi në sistem nuk rezulton të jetë depozituar ndonjë kërkesë nga Prokuroria lidhur me këtë ngjarje.Seanca do të zhvillohet me dyer të mbyllura”, thuhet në njoftim.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit