Vrasja e dhëndrit nga i vjehrri, lëvizjet e viktimës u vëzhguan nga gruaja e tij

6 Qershor 2021 | 14:20

Bashkëshortja e Kudret Saliajt, 41-vjeçarit të vrarë mesditën e së premtes pranë Gjykatës së Tiranës rezulton të jetë personi që ka informuar Mexhit Picarin për lëvizjet e viktimës deri sa e ka ekzekutuar atë.

Sipas hetuesve, 31-vjeçarja tashmë e arrestuar shfaqet në pamjet e kamerave të sigurisë në zonën e ish-Ekspozitës fare pranë gjykatës ku ajo dhe viktima ishin drejtuar për t’u divorcuar.

Burimet bëjnë me dije se babë e bijë kanë qenë mjaft kontradiktor dhe në deklarimet e dhëna në polici pas arrestimit. Mexhiti ka deklaruar se ka qenë i vetëm në ambientet e lokalit kur ndodhi ngjarja përpara se të mbërrinte viktima, i cili si pas tij e ka ofenduar sapo e ka parë. I vënë në këto kushte, ai ka nxjerr pistoletën dhe e ka qëlluar për vdekje.

Ndërkohë, Dhurata Saliaj tregon të kundërtën, ajo thotë se në lokalin pranë gjykatës ka qenë ulur së bashku me të atin e saj, Mexhitin.

Kudret Saliaj u vra mesditën e së premtes vetëm 10 minuta përpara nisjes së seancës së radhës në Gjykatën e Tiranës pasi prej muajsh ishte në process divorci. Ky dyshohet të jetë edhe shkaku i ekzekutimit të tij, teksa 41-vjeçari ishte në një lokal së bashku me avokatin, Adriatik Cama i cili mbeti i plagosur por pa pasoja për jetën.

Dy të arrestuarit pritet të njihen nesër me masën e sigurisë, ndërsa prokuroria e Tiranës ka kërkuar “arrest me burg” për babë e bijë për veprat penale “Vrasje e funksionarëve publikë” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, ”Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” e kryer në bashkëpunim, ”Vrasje në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026