Vrasja e Edmond Mustafës në Mal të Zi, arrestohet autori i dyshuar

27 Shkurt 2024 | 14:48

Policia malazeze, ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen e Edmond Mustafës në Tivar, mëngjesin e sotëm. Siç bëjnë me dije mediat vendase, është vënë në pranga Dino Ibrahimovic.

Ka qenë prokurorja Irena Buric që ka konfirmuar arrestimin e Dino Ibrahimovic, i cili dyshohet për vrasje dhe armëmbajtje pa leje dhe posedim të lëndëve shpërthyese.

Ai është dërguar për t’u marrë në pyetje nga Prokuroria e Lartë në Podgoricë. Prokurorja për mediat nuk dha sqarime mbi motivin e vrasjes së Mustafës, por tha se do të hetohen të gjitha aspektet që lidhen me vrasjen.

Vrasja ndodhi në rrugën “Marshall Tito” mëngjesin e sotëm në orën 09:10. Dëshmitarët okularë që u gjendën në lokalet pranë, thanë se dëgjuan të shtëna dhe më pas panë autorin të largohet me motoçikletë nga vendngjarja ndërsa viktima ishte së bashku me një grua.

Edmond Mustafa, ishte i përfshirë në një organizatë kriminale dhe dyshohet se vrasja ka qenë prej një grupi tjetër rival në zonë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se fondi prej 4 milionë eurosh i akorduar nga qeveria për...
14:50 | 12/07/2026

Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje

Është publikuar fotoja e 40-vjeçarit Aleksandër Koçeku, i cili mbeti viktimë e një atentati të mirëorganizuar mbrëmjen e së shtunës në zonën e Kirit të...
13:53 | 12/07/2026

Kapet në Tiranë 48-vjeçari i dënuar me 13 vjet burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni (EMRI)

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale ka finalizuar operacionin policor të koduar “FAST”, në kuadër të të cilit është lokalizuar dhe arrestuar në Tiranë një...
13:36 | 12/07/2026